Helikopteri holandez nis punën për shuarjen e flakëve në Dukat

Në ndihmë të autoriteteve në vend për shuarjen e zjarrit në Dukat, ka ardhur edhe helikopteri holandez. Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, trupat e huaj po luftojnë kundër flakëve që janë riaktivizuar sërish. E gjithë zona është e mbuluar nga tymi. Mbrëmjen e djeshme flakët kanë rrezikuar banesat

. Dukati dhe Kalimashi janë dy vatrat e zjarrit më të rënda dhe se te këto dy vatra po punohet për vendosjen nën kontroll të flakëve.

Kurse në fshatin Thirrë dhe fshatin Munellë-Domgjon të Mirditës vatrat e zjarrit janë ende aktive dhe po punohet për shuarjen e tyre. Ndërsa vatrat e tjera sipas njoftimit të Ministrisë janë vendosur nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?