Këngëtari i njohur shqiptar baba për herë të dytë, zbulon emrin dhe foton e parë të vogëlushit të tij

Këngëtari i grupit të famshëm nga Kosova, “NRG Band”, Besnik Qaka është bërë baba për herë të dytë. Ka qenë vetë këngëtari ai i cili lajmëroi ardhjen në jetë të vogëlushit të tij, të cilin e pagëzoi me emrin Jan.

Ai postoi foton e ëmbël me të birin në krahë, ku shkruante: Sot më datë 09/09/21 erdhi në jetë gëzimi im i dytë,  Jan Qaka.

Këngëtari i njohur dhe bashkëshortja e tij kanë dhe një vajzë 3 vjeçe, të quajtur Una.

SHKARKO APP