Nisin përgatitjet për festivalin e “Sunny Hill” në Tiranë

Teksa “Sunny Hill” ka startuar dy ditë më parë në Prishtinë me performanca nga këngëtarë me famë botërore,  kanë nisur tashmë përgatitjet për mirëpritjen e festivalit në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), njofton se po punohet me ritme të përshpejtuara në Parkun e Liqenit, që gjithçka të jetë gati për datën 26 gusht.

“Ndërsa në Prishtinë vijojnë me sukses ditët e “Sunny Hill Festival”, në Parkun e Liqenit bëhemi gati të mirëpresim në Tiranë koncertin më të madh të verës në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Në zonën e piketuar në park po punohet me ritme të përshpejtuara, që gjithçka të jetë gati”– thuhet në postim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sunny Hill Festival” nisi në Prishtinë më datë 4 gusht, dhe do të vijojë deri më 7 gusht. Ndërsa në Tiranë festivali do të zhvillohet më 26, 27 dhe 28 gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?