Luaj me Taksi!

Një taksi elektrike me përmasa reale, stacioni i saj dhe një maket i Tiranës ku bien në sy korsite e biçikletave, janë vendosur para sheshit të bashkisë. Nisma e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit fokusohet tek ndërgjegjësimi i fëmijëve me rregullat e të qenit një udhëtar i përgjegjshëm dhe i informuar. Jo më kot, projekti është titullar “Luaj me Taksi”, pasi fëmijët ftohen të luajnë dhe vendosen në rolin e pasagjerit, shoferit si dhe të inspektorit të Bashkisë.

“Ne fokusohemi gjithmonë në fushata të ndryshme ndërgjegjësuese dhe pika jonë e preferuar janë fëmijët, si konsumatorë të së ardhmes. Në këtë kuadër, meqënëse kjo javë përkon dhe me Javën Europiane të Lëvizshmërisë, kemi ideuar dhe po zbatojmë projektin “Luaj me Taksi”, u shpreh Laura Deliu, Drejtor i Përgjithshëm i AMK-së.

Nga kjo e hënë e deri me datë 22 Shtator, fëmijë nga shkollave të ndryshme të Tiranës po vizitojnë taksinë elektrike dhe stacionin e improvizuar. Ata po mësojnë jo vetëm mbi mjetet elektrike, por edhe rregullat bazë si tek elementët e sigurisë apo tarifat e afishuara. Fokusi janë mjetet elektrike, ndaj edhe taksia është e tillë pasi është me rëndësi të theksohen përfitimet e qytetit nëpërmjet qarkullimit të këtyre mjeteve.
Jo vetëm fëmijët, por çdo qytetar apo turist i Tiranës është i ftuar gjatë këtyre ditëve të luaj me taksinë elekrike pranë Bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?