Feyenoord shkatërron Ajaxin, tifozët ndërpresin klasiken pas 56 minutash (VIDEO)

Klasikja e futbollit holandez mes Ajaxit dhe Feyenoordit, që u mbyll para kohe për shkak të incidenteve në tribuna. Sfida nisi vrullshëm për skuadrën nga Roterdami, që shënoi dy herë me sulmuesin Santiago Gimenez në minutat 9’ dhe 18’. Megjithatë në të 24-ën arbitri ndërpreu takimin për pak minuta, pas hedhjes së sendeve në fushë nga tifozerisa.

Ndeshja rinisi dhe Feyenoord shënoi edhe golin e tretë me anë të Igor Paxaio, teksa paraqitja zhgënjyese e Ajaxit “tërboi” edhe më shumë tifozerinë e amsterdamasve në “Johan Cruijff Arena”.

Në të 44-ën u hodhën sërish tymuese në fushë dhe arbitri ndoqi protokollin, duke dërguar skuadrat për disa minuta në dhomat e zhveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas loja rinisi dhe vijoi deri në të 56-ën, kur sërish trazirat në tribuna, detyruan arbitrin të ndërpresë ndeshjen për herë të tretë dhe të fundit. Tashmë pritet vendimi i organëve disiplinore që pritet të jetë i ashpër me Ajaxin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?