Operacion kundër mashtrimit ekonomik në Tiranë dhe Shkodër, 17 persona në pranga

Një operacion policor po zhvillohet kundër mashtrimit ekonomik në Tiranë dhe Shkodër.

Lidhur me operacionin ka reaguar dhe Policia e Shtetit ku bën me dije se janë ekzekutuar 17 masa sigurie “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Tiranës.

Në kuadër të këtij operacioni, hetimet e të cilit kanë nisur prej disa muajsh, janë kryer kontrolle në 32 ambiente në të dy qytetet

Ndërkohë në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni është ende në vijim ndërsa pritet të zbardhen detaje të reja më tej.

Njoftimi i Policisë:

Në përgjigjje të interesit të medias, mbi një operacion policor, aktualisht në zhvillim, ju sqarojmë se:

Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.

Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.

SHKARKO APP