Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Pritet të rindizet debati në Europë”! DW: Biden i Ukrainës të përdorë armët amerikane

Aktualitet E hënë, 18 Nëntor 2024 09:20
“Pritet të rindizet debati në Europë”! DW: Biden i Ukrainës të përdorë armët amerikane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti amerikan, Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë në rajonin Kursk. Ky hap mund të rindezë debatin në Europë.

Ndërrim i qartë kursi nga SHBA: Ukraina kërkon prej muajsh që të përdorë armët perëndimore kundër objektivave thellë brenda Rusisë, për t’u mbrojtur më mirë kundër sulmeve ruse. Deri tani presidenti amerikan, Joe Biden e kishte refuzuar këtë. Ai kishte argumentuar, se SHBA dhe vende të tjera të NATO-s me këtë mund të përfshiheshin në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arsyeja e ndryshimit të qëndrimit të Bidenit duket se është përforcimi që bëri Rusia me ardhjen e mijëra ushtarëve nga Koreja e Veriut për të luftuar krah Rusisë. Kështu raportojnë njëzëri New York Times dhe media të tjera amerikane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fillimisht, sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për përdorimin e raketave ATACMS në rajonin Kursk të Rusisë. Ukraina pushtoi befasisht territorin rus pranë kufirit në gusht dhe duket se aty po përvijohet një kundërofensivë ruse me ndihmën e trupave të Koresë së Veriut. Dihet, se Presidenti Biden do të qëndrojë në detyrë vetëm deri më 20 janar. Pra, atij i mbetet pak kohë për të vënë vulën e tij të fundit në politikën e Ukrainës.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 58 minutash
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 1 ore
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 3 orësh

Presidenti Putin kishte kërcënuar që më parë me pasoja serioze, nëse Ukraina do të lejohej të përdorte në territorin rus armët perëndimore me rreze të gjatë. Sipas Putin ky është konfrontim direkt me Rusinë dhe se Ministria e Mbrojtjes punon për disa skenarë kundërpërgjigjeje, tha ai në shtator. Pas lajmit për lejimin e armëve me rreze të gjatë, deputete rusë paralajmërojnë nga një rrezik i luftës së tretë botërore. Qeveria e presidentit Biden rrezikon luftën e tretë botërore me përdorimin e armëve amerikane thellë në territorin rus, tha deputetja ruse Maria Butina, sipas Reuters. Administrata e Bidenit e shkallëzon gjendjen sa kohë që është ende në pushtet, u shpreh Butina.

Ish-komandanti i NATO-s: Hap i vonuar
Wesley Clark, ish-komandant suprem i NATO-s në Evropë, i tha CNN se hapi që ndërmori Biden do të thotë “shumë pak” ushtarakisht për Ukrainën dhe erdhi “shumë vonë”. Megjithatë ai mund të ndihmojë Ukrainën në negociata. Nëse Ukraina mund të mbajë rajonin rus të Kurskut me ndihmën e SHBA-së, ai do të jetë në negociata një kundërpeshë ndaj zonave të pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore, sipas Clark.

Nuk dihet, nëse pasardhësi i Joe Biden, Donald Trump do të mbështesë ndryshimin e kursit të SHBA-së në favor të Ukrainës. Ish-këshilltari i Trumpit për sigurinë, John Bolton, pret të kundërtën. “Kanë mbetur vetëm dy muaj derisa Donald Trump të vijë në detyrë”, tha Bolton në CNN. “Nuk ka dyshim se çfarë do të ndodhë: ndihma për Ukrainën ka shumë të ngjarë të ulet.” Ka spekulime, se Trump mund të jetë mbështetës i një përpjekjeje të fundit ushtarake të Ukrainës, para se të nxisë Kievin dhe Moskën për bisedime. Deri më tani, Trump ka bërë të ditur vetëm, se dëshiron të detyrojë Ukrainën dhe Rusinë të ulen në tryezën e negociatave sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i dhënë fund luftës.

Debat në Europë
E sigurt është, se ndryshimi i kursit të Biden do të rifillojë debatin edhe në vendet e tjera të NATO-s, sidomos në Europë. Mund të ndodhë që si Britania e Madhe edhe Franca do të lejojnë gjithashtu Ukrainën të përdorë armë kundër objektivave në Rusi. Me vendimin e Joe Biden pritet që të rihapet edhe në Gjermani debati për dërgimin dhe përdorimin e raketave me rreze të gjatë “Taurus”.

Etiketat e lidhura

armeBidenukraine
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 20 minutash

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 58 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 22 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.