Po ndahet nga Wanda Nara, Icardi dyshohet se ka nisur një lidhje me avokaten kolumbiane

Mauro Icardi raportohet se ka nisur një histori dashurie me avokaten e tij, të cilën e ka punësuar për të kryer divorcin me Wanda Nara-n. Ylli i Galatasaray u nda pas 10 vitesh nga Wanda pas një lidhje që zgjati 10-vite.

Ata kanë dy vajza, 8 dhe 7 vjeç. Gazeta italiane Corriere della Sera, pretendon se sulmuesi argjentinas Icardi tani po takohet me avokaten që po mbikëqyr ndarjen e tij nga Wanda.

Angela Burgos drejton firmën e saj në Kolumbi dhe është gjithashtu drejtuese e një shfaqjeje televizive ligjore të quajtur Inocentes & Culpables.

“Icardi është një burrë tërheqës, shumë i kulturuar, një zotëri. Por për momentin po mendoj për diçka tjetër. Kur punoj fokusohem te kush janë klientët e mi, nuk shikoj gjë tjetër. Unë punoj gjithmonë me meshkuj, jam një grua beqare, nuk kam askënd në mendje për momentin”, ka thënë avokatja.

Mauro Icardi thuhet se është në lidhje me avokatin e tij të divorcit

Angela Burgos drejton firmën e saj në Kolumbi

 

SHKARKO APP