Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 fitoi takimin e parë të grupit B1 ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-1, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë. Vajzat dominuan ndeshjen në “Arenën Kombëtare” dhe golat e fitores u shënuan nga Adela Qose dhe Xhesika Ndoj.

Shqipëria e menaxhoi shumë mirë ndeshjen dhe në minutat e para ishte e kujdesshme në prapavijë. Vajzat zhbllokuan takimin në minutën e 30-të me një gol shumë të bukur nga Adela Qose. Pjesa e parë u mbyll 1-0.  Fraksioni i dytë nuk nisi mirë për Shqipërinë. Mali i Zi barazoi rezultatin me Nada Doknić në minutën e 48-të.

Trajnerja Luçije Gjini kreu zëvendësimin e parë në minutën e 56-të. Nga loja doli Bora Bushati dhe u aktivizua Rigela Hysa. Vajzat kuqezi morën sërish avantazhin në minutën e 68-të me kapitenen Xhesika Ndoj, e cila mposhti portieren kundërshtare me një goditje nga brenda zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajzat dominuan deri në fund të takimit dhe shpërdoruan edhe disa raste të mira shënimi. Në fund, sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë 2-1. Në ndeshjen tjetër të grupit B1, Bjellorusia U-19 u ndesh me Moldavinë U-19, teksa vajzat bjelloruse triumfuan me rezultatin 10-0 në takimin e luajtur në Shtëpinë e Futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protagoniste absolute e ndeshjes ishte mesfushorja Anastasiya Kavaliova, e cila shënoi shtatë gola, 3 në pjesën e parë dhe 4 në pjesën e dytë, ndërsa tre golat e tjerë u shënuan nga Veranika Kaliuta.

Më 30 nëntor, vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë në grup kundër Moldavisë, në orën 13:30, ndërsa më 3 dhjetor do të luajnë sfidën përmbyllëse të këtij raundi ndaj Bjellorusisë në të njëjtën orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?