E zymtë dhe e lodhur, video-mesazhi i Harris që ngre dyshime për gjendjen e zv.Presidentes

Me pamje të shfryrë, Kamala Harris u rishfaq të martën, në një video-mesazh të shpejtë për mbështetësit e saj që u postua në llogarinë X të Partisë Demokratike. ”Më duhet vetëm t’ju kujtoj, mos lejoni askënd që t’jua marrë pushtetin. Ju keni të njëjtin pushtet që kishit përpara 5 nëntorit”, tha ajo, duke iu referuar datës së zgjedhjeve presidenciale që humbi ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Harris u largua në Hawaii për një pushim pas humbjes së zgjedhjeve dhe më pas mbërriti në Zonën e Gjirit të hënën për të kaluar pushimin e Ditës së Falënderimeve me familjen. Zv.Presidentja në detyrë u shfaq në një dhomë ndenjeje, me sy të zymtë dhe me shenja lodhjeje, ndërsa jepte mesazhin 28 sekonda.

Është e paqartë se çfarë e shtyu zv. Presidenten të mbajë fjalimin e shpejtë, megjithëse komentuesit në internet sugjeruan se ajo nuk ishte esëll. “A keni pirë?”, pyeti aktori Kevin Sorbo, në komentet që shoqëronin videon. Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, kaluan gjashtë ditë në një shtëpi pushimesh ku një natë kushton 1300 dollarë në ishullin e madh të Hawaiit, duke dalë rrallë në publik, raportoi DailyMail.

Shtëpia është një pronë 5,200 metra katrorë, me pesë dhoma gjumi, në pronësi të një pasardhësi të familjes së verërave Mondavi. Dhe sipas listimit në internet, marrja me qira përfshinte “tre shishe verë të familjes Mondavi falas me çdo rezervim”. Zëvendëspresidentja thuhet se po e lë të hapur derën për një garë presidenciale të ardhshme. Ajo fillimisht kandidoi për Shtëpinë e Bardhë gjatë ciklit të 2020-ës, por përfundoi duke u larguar në fund të 2019-ës edhe para zgjedhjeve të Iowa-s.

Më pas Biden e zgjodhi atë për kandidate të tij. Ajo u fut në krye të biletës në korrik, pasi drejtuesit e Partisë Demokratike e shtynë Bidenin, 82-vjeçar të tërhiqej pasi performanca e tij katastrofike në debat kundër Trump në fund të qershorit rriti shqetësimet e pleqërisë.

SHKARKO APP