Dëmshpërblim për 333 ditët e burgut të Sali Berishës!

Pas vendimit të gjykatës për lirimin e ish-kryeministrit Berisha pala mbrojtëse e tij duket se ka vendosur të kërkojë dëmshpërblim për 333 ditës e arrestit në shtëpi.

“Përgjegjësi ligjore dhe politike për 333 ditët e burgut të Sali Berishës”. Kështu u shpreh vajza e e Sali Berishës, Argita Malltezi në studion e ‘Debat’, sipas të cilës kushdo gjykatës e prokuror që ka shkelur ligjin duhet të japë llogari.

Zonja Malltezi e njeh mirë ligjin si avokate ndaj duket se do të kemi padi për dëmshpërblim pasuror ndaj arrestit të padrejtë, sipas saj. Ndërkohë SPAK-u ka njoftuar se do ta apelojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, ndonëse duket i vakët rikthimi i tij prapë nën arrest, sepse kemi hyrë në fushatë zgjedhore.

SHKARKO APP