“Djali i vogël pyet pse nuk po vjen Martini”/ Babai i 14-vjeçarit: I zhgënjyer nga institucionet shqiptare
Pas letrës drejtuar Ambasadës Amerikane në Tiranë, babai i të ndjerit Martin Cani shprehet i zhgënjyer se nga institucionet shqiptare ende nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është dhënë asnjë dorëheqje lidhur me ngjarjen.
Në një intervistë për Top Channel, babai i Martinit tregoi sesi djali i vogël ende nuk e di për humbjen e të vëllait.
Ai tha se përveç shqiptarëve këtu dhe nëpër botë, askush nuk i është ofruar për ndihmë.
“Vëllai i Martinit ende nuk e di për humbjen e tij. Në ditën e varrimit e patëm dërguar te miqtë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma. Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur. Nuk e bëjmë dot, nuk kemi guxim. Diçka po përpiqet të kuptojë, pse nuk vjen Martini babai, është shumë e rëndë. Nuk kam fjalë që ta përshkruar.
Përveç miqve dhe shqiptarëve, nuk ka pasur ofrim tjetër për ndihmë. Jemi shumë të rënduar psikologjikisht. E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë.