Shiste kokainë afër gjimnazeve, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet. Në pranga ra F.H., 29 vjeç, i cili shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në afërsi të gjimnazeve, në Fier.

Atij i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se e kishte siguruar me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e tyre pranë gjimnazeve të Fierit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një mjet prerës (biçak), grirëse për lëndën narkotike dhe 1 celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?