Benet Beci ofron një fotogaleri që shpërfaq dinamizmin e së dielës së Shkodrës
Përmes një fotoalbumi, Kryebashkiaku, Benet Beci ka përcillet dinamizmi e ditës së Shkodrës neë një të diel, në pritje të fundvitit. Gjallëria në rrugët që përshkojnë si arterie jetën e qytetit verior, është një zakonshmëri që tregon për atmosferën që gëlon, ritmin dhe pulsin e shtuar të festave. Sepse jo vetëm jeta e natës, këngët dhe hareja që mbushin Shkodra n’Fest, mbrëmjeve të ngjyrshme dhe me “Zjerm”, edhe dita është po kaq vitale dhe e vërshimtë.
Qytetarë që shëtisin, të tjerë që nxitojnë në angazhimet e tyre, kremtuesit e atmsoferës së festës që bëjnë foto në dekoret që stolisin gjithandej, artistë të rrugës dhe ata që mbushin baret e qytetit, jo vetëm realizojnë panoramën e një dite të diel të Shkodrës, por edhe fishkellejnë notat e një kënge që “Zjerm” e ndezi Festivalin e 63-të Këngës në RTSH, dhe me zjerm mbushi motivimin e tyre për të shndërruar Shkodrën në çdo copëz të saj në kremte jete.
Albert Vataj