Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti Begaj: “Shqipëria ka ende sfida në përmbushjen e pritshmërive, aspiratave, ëndrrave dhe dëshirat e qytetarëve të saj”

Presidenti Begaj: “Shqipëria ka ende sfida në përmbushjen e pritshmërive, aspiratave, ëndrrave dhe dëshirat e qytetarëve të saj”

Kryesore
E martë, 31 Dhjetor 2024 19:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj tha sot se “Shqipëria ka ende sfida në përmbushjen e pritshmërive, aspiratave, ëndrrave dhe dëshirat e qytetarëve të saj”.

Presidenti Begaj i bëri këto komente në një mesazh urimi për bashkëkombësit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Malin e Zi dhe Diasporë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjell...

Para 4 orësh
Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune…

Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dh...

Para 5 orësh
“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

Para 6 orësh

Ai shprehu dëshirën për një Shqipëri më të begatë, të zhvilluar, të sigurtë, demokratike dhe evropiane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti Begaj tha se festat e fundvitit sjellin bashkim në familje dhe lutjeve për një vit të ri sa më të begatë, bashkim rreth vlerave dhe aspiratave të përbashkëta drejt të ardhmes.

“Sot dëshiroj të ndaj me ju urimet dhe falënderimet e mia më të mira për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më europiane… Dëshiroj të përshëndes dhe t’iu uroj çdo të mirë të gjithë bashkëkombasve tanë të Republikës së Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe kudo ku ata ndodhen”, tha presidenti Begaj.

Presidenti Begaj përmendi arritjet e vendit në shumë fusha, ku krahas ecurisë së integrimit europian, veçoi reformën në drejtësi, që po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Ai theksoi se vendi ende ka shumë sfida përpara në arritjen e pritshmërive të qytetarëve, mes të cilave renditi nevojën për një politikë më aktive, transparente dhe llogaridhënëse, për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta demokratike, që garantojnë shtetin e së drejtës.

Atmosfera e festave të fundvitit në kryeqytet arriti kulmin në ditën e fundit të dhjetorit, ndërsa mijëra qytetarë të gjithë moshave merrnin pjesë në koncerte dhe lojëra në sheshin Skënderbej.

Sheshi ishte mbushur plot me të rinj e të reja, prindër me fëmijë përdore dhe gjyshe e gjyshër duke shëtitur nipa e mbesa me karroca.

“Është një mrekulli e madhe për mua që viti i ri më ka gjetur me nipin e vogël. Lum ata gjyshër, që e përjetojnë këë ndjenjë. Jam në të gjithë parametrat shkëlqyeshëm: fëmijët i kam shumë mirë, vet me zonjën jam shumë mirë. Uroj që gjithë shqiptarët të kenë një vit të mbarë dhe të paqtë”, tha për Zërin e Amerikës, Bardhyl Vogli me nipin e sapolindur në karrocë.

Qytetarët uronin njëri tjetrin për mbarësi, më shumë shëndet e suksese gjatë vitit të ri, ndërsa nxitonin të arrinin takimet me familjarët dhe të bënin blerjet e ëmbëlsirave, veshjeve, ushqimeve tradicionale dhe dhuratave më të fundit.

“Realizime, shëndet duam, suksese si çdo qytetar. Kryesorja është shëndeti”, thotë Anila Onjea, e cila ka një djalë student në vitin e parë dhe dëshiron mbarëvajtjen e provimeve të tij.

Krahas shumë vendasve, turistëve perëndimorë dhe emigrantëve të kthyer pranë familjave për festa, në këtë mjedis festiv të sheshi Skënderbej ishin pjesë edhe njerëz të vuajtur, që mbartin brenga e dhimbje të hershme qysh nga koha e diktaturës komuniste.

“Uroj Gëzuar të gjithë shqiptarët, që viti i ri të jetë një vit i mbarë, me shpresë dhe me gjithë të mirat. Unë si i përndjekur politik kërkoj nga të gjithë instancat që të përpiqen për një zgjidhje për mbi gjashtë mijë vetë të pushkatuar nga diktatura dhe janë të pagjetur e pa një varr. Midis tyre kam edhe unë axhën, është i pushkatuar, por nuk dimë se ku prehet, ndaj shpresojmë që qeveria të bëjë të mundur gjetjen dhe të kemi për të një varr, ku të vendosim një lule dhe ta qajmë e ta nderojmë, siç kemi qarë e nderuar gjithë të tjerët”, tha për Zërin e Amerikës Filip Gjomarkaj, i përndjekur politik.

Tirana është përfshirë nga atmosfera festive për fundvitin, ndërsa qytetarët urojnë njëri tjetrin për suksese dhe angazhime të tjera në familje dhe në punë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.