Dy të rinj plaçkisin picerinë në Durrës
Një piceri është plaçkitur gjatë natës në Durrës dhe pamjet nga kamera e sigurisë tregojnë mlmentet e vjedhjes me thyerje.
Ngjarja ndodhi më 11 kanar në një piceri në lagjen nr. 13 Plazh dhe sot policia tha se ka identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit.
Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.
Sakaq u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Policia tha se po punohet për kapjen e 30-vjeçarit, raporton noa.al.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.