Rama: Marrëveshje energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin global për Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 100% nga burime të ripërtëritshme. Shqipëria është pjesë e listës të vendeve evropiane kur vjen fjala për përqindjen e energjisë të përtëritshme. Dua po kështu të përfitoj për t’ju informuar se sot do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike së bashku me Italinë dhe Emiratet Arabe për kabllot nënujore. Është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë, por për të rritur kapacitetin e Shqipërisë në rajon. Ky hap i rëndësishëm për rajonin dhe Europën nuk do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Pa marrë shumë kohë dua të theksoj se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet Bashkuara Arabe është i rëndësishëm për një rajon që shumë luftëra keqkuptime, i kanë dhënë formë të shkuarës sonë. Bashkëpunimi dhe dëshira për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me hapa konkrete.
Bashkëpunimi që ka nisur mes kompanisë shtetërore KESH synon të zhvillojë deri në 3 giga vat të energjisë së ripërtëritshme. Është një kontribut i rëndësishëm jo vetëm për paqen por edhe bashkëpunimin në rajon. Më lini ta përmbyll duke shprehur mirënjohjen time edhe për dikë që sa hyri në sallë, që është kryeministrja Meloni e cila është këtu për të bekuar këtë marrëveshje mes Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë“, tha Kryeministri Rama në forumin global për Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dabi.

Ndërsa kryeministrja italiane, Gorgia Meloni, tha:

E konsideroj të dobishëm këtë samit dhe tejet të vlefshëm mbi zgjidhjet më të mira që mund të vëmë në shërbim të një sfide kaq historike. Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor, sikurse e tregon dhe miqësia ime me Ramën. Jam jashtë mase e gëzuar sikurse e shpalli dhe Edi që të nënshkruaj partneritetin strategjik për të nisur projektin ambicioz mes dy brigjeve të Adriatikun. Dy miq të mirë të Italisë do marrin pjesë për të zbatuar një ndërlidhje të re energjike, dhe për ta eksportuar në Itali përmes një kabulli nënujor. Besoj fort te ky projekt dhe jam krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi që mund të ndërtohen mes partnerëve të largët gjeografikisht por e shohin fushën e shahut në tërësi, dhe jo një pjesë të saj, Kjo nismë është hap konkret drejt një lidhjeje globale.
E dimë që jetojmë në një tokë komplekse, shënjuar nga transformime të forta. Tani, ose mund të vuajmë nga këto transformime apo mund t’i interpretojmë ato si mundësi. Mendoj se duhet të zgjedhim të dytën dhe ta ndjekim me kurajë, ndërkohë që ekonomitë vazhdojnë të ecin. I vetmi karburant për të ecur para janë njohuritë tona”, tha ajo.

SHKARKO APP