Numërohen 230 nga 508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, PD rrezikon edhe listën e mbyllur
Numërohen 230 nga 508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, ndërsa PD rrezikon edhe listën e mbyllur, ku ka vendour 5 mandate. Por rezultati deri më tani tregon se PD merr vetëm 4 mandate.
Kështu, sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë prej 19 mijë votash.
E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, ndaj katër të Partisë Demokratike.
Opozitës i duhen tani 950 vota, (më parë i duheshin 782) më shumë në kutitë e mbetura që të marrë mandatin e pestë.
KOHA JONË SONDAZH

