Superkompjuteri parashikon renditjen e Premier League. Arsenali apo City kampion?
Parashikimi i fundit i Premier League nga superkompjuteri i CasinoHaëks ka zbuluar fundin e mundshëm të sezonit, dhe lajmi është fantastik për tifozët e Arsenalit. Sipas parashikimit, Gunners do të shpallen kampionë, duke e mbyllur sezonin me 87 pikë, pesë më shumë se Manchester City i Pep Guardiolës, që pritet të përfundojë në vendin e dytë me 82 pikë.
Arsenali, nën drejtimin e Mikel Artetës, do të arrijë të marrë titullin dhe të përfundojë pritjen e gjatë për lavdinë e Premier League. Mesfushori Declan Rice shihet si një nga protagonistët e suksesit të skuadrës.
Aston Villa parashikohet të mbyllë sezonin në vendin e tretë, duke siguruar një vend në Champions League, ndërsa Chelsea, nën drejtimin e Enzo Maresca, pritet të përfundojë në katër vendet e para. Liverpool dhe Manchester United do të mbyllin sezonin respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë.
Nga skuadrat e sapongritura, Sunderland do të befasojë me një kthim të fortë në Premier League, duke përfunduar në vendin e 11-të, ndërsa Leeds United do të shpëtojë nga rënia, duke mbyllur në vendin e 17-të, vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies.

KOHA JONË SONDAZH

