Vjosa Osmani hedh votën: Shpresoj të ketë zgjedhje të qeta dhe të rregullta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e votës në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Pas votimit, ajo uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike, me pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

“Përshëndetje për të gjithë. Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje demokratike. Po ashtu, uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive. Shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të çojnë në krijimin e institucioneve. Jam e bindur se të gjitha partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, në mënyrë që të kemi institucione stabile”, u shpreh presidentja Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo theksoi se zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm demokratik dhe shprehu shpresën që rezultatet të çojnë në krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?