Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës, policia jep detaje: U dogjën 8 autobusë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje shtesë lidhur me zjarrin e rënë një ditë më parë në parkun e autobusëve, ku si pasojë u dogjën tetë autobusë që ndodheshin jashtë funksionit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë përfunduar veprimet e para hetimore dhe kanë referuar materialet në Prokurori, duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve, e cila më pas ka përfshirë edhe mjetet e tjera të parkuara pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet policore bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?