Korça e preferuar, por edhe e shtrenjtë

Korça mund të cilësohet me kuptimin e plotë të fjalës qyteti më i preferuar për festat e fundvitit. Këtë fakt e vërteton fluksi mjaft i lartë i vizitorëve vendas dhe të huaj që zgjodhën kryeqendrën e juglindjes për të kaluar festat e fundvitit.

Teksa shumica e vizitorëve kanë mbetur të kënaqur dhe vlerësojnë mikpritjen, si nën zë kanë konstatuar edhe rritje të çmimeve veçanërisht të akomodimeve.

Sipas administratorëve të hoteleve dhe restoranteve kryesore të Korçës, rritja e çmimeve ka ardhur kryesisht nga kërkesa e lartë si në akomodime ashtu edhe në shërbime të tjera në bare dhe restorante.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?