11-vjeçarja Serena Marku nga Lezha mahnit Italinë në konkursin prestigjioz “The Voice Kids of Italy”

11-vjeçarja Serena Marku nga Lezha, e cila jeton në Itali, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në konkursin prestigjioz The Voice Kids of Italy.

Me një performancë plot energji, siguri dhe karizëm skenike, Serena interpretoi këngën ikonike “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)” të Whitney Houston, duke marrë vlerësime maksimale nga juria.

Anëtarët e jurisë theksuan se energjia e Serenës i bëri të gjithë të ngriheshin nga karriget, ndërsa vlerësuan lirshmërinë, sigurinë skenike dhe guximin për të zgjedhur një këngë teknikisht shumë të vështirë për moshën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të audicionit, Serena zgjodhi Loredana Bertè për t’iu bashkuar ekipit të saj gjatë këtij edicioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sezoni i katërt i “The Voice Kids” në Itali ka nisur transmetimin më 10 janar 2026 në Rai 1. Paneli i trajnerëve përbëhet nga Arisa, Loredana Bertè, Clementino & Rocco Hunt (si trajnerë dyshe), si dhe Nek, ndërsa moderimin e vijon për të katërtin sezon radhazi Antonella Clerici.

Një talent i vogël me një zë të madh, Serena Marku po përfaqëson denjësisht Lezhën dhe shqiptarët në një nga skenat më të rëndësishme muzikore për fëmijë në Europë, duke dëshmuar se pasioni dhe puna e palodhur nuk njohin kufij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?