Kina i përgjigjet Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja

Kina i kërkoi Shteteve të Bashkuara të mos përdorin vendet e tjera si justifikim për të ndjekur interesat e veta, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se SHBA-të duhet të marrin kontrollin e Groenlandës për të parandaluar Rusinë ose Kinën ta pushtojnë atë në të ardhmen.

“Arktiku ka të bëjë me interesat e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning në një konferencë për shtyp.

Sipas saj, veprimet e Kinës në Arktik synojnë të promovojnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mao bëri thirrje gjithashtu për respektimin e të drejtave dhe lirive të të gjitha kombeve për të kryer veprime të ligjshme në Arktik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?