Është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm nga Rama? Ish-deputeti Sula tregon nëse ka marrë ofertë

Dashnor Sula i përgjigjet aludimeve se është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të pabazuara.

Sula ironizoi akuzat që sipas tij përsëriten sa herë që dikush shfaq qëndrime ndryshe nga lidershipi i PD-së. ”Sa miliona euro na ka blerë një herë? Kushdo që nuk është dakord me lidershipin e PD, sipas tyre, i ble Rama të gjithë”, u shpreh për ”News 24”.

Ish-deputeti i PD-së theksoi se nuk ekziston asnjë emërim, vendim apo urdhër zyrtar në lidhje me këtë post. ”Nuk është asgjë e vërtetë, nuk ka asnjë lloj emërimi, asnjë vendim, asnjë urdhër. Nuk e di nga ka dalë kjo”, deklaroi Sula.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 9903 (80.7%)
Jo 2368 (19.3%)

Vota totale: 12271