FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spanja largon ambasadoren e saj nga Izraeli

Spanja ka vendosur të tërheqë ambasadoren e saj nga Izraeli, sipas gazetës zyrtare të shtetit. Lëvizja  vjen ndërsa Spanja ka qenë një nga kritikët më të fortë në Bashkimin Europian ndaj luftës që Izraeli po zhvillon në Gaza dhe ndaj luftës së re kundër Iranit të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

“Me propozim të Ministrit për Punët e Jashtme, Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunimin, dhe pas shqyrtimit nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të 10 marsit 2026, urdhëroj ndërprerjen e emërimit të zonjës Ana María Sálomon Pérez si Ambasadore e Spanjës në Shtetin e Izraelit”,-thuhet në gazetë.

Ambasada e Spanjës në Tel Aviv do të drejtohet nga një i ngarkuar me punë, tha një burim në Ministrinë e Jashtme. Qeveria e Sanchez ka qenë gjithashtu një nga qeveritë e pakta europiane që ka dënuar vazhdimisht veprimet e Izraelit në Gaza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?