Premier League/ Arsenali fiton dhe arratiset në krye, City ndalet ndaj Nottingham
Java e 29-të e Premier League prodhoi emocione të forta si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë. Barazimi spektakolar i Nottingham Forest në fushën e Manchester City i jep një shtysë të madhe Arsenal në krye të renditjes. Në “Etihad Stadium”, vendasit kaluan dy herë në avantazh me Semenyo dhe Rodri, por Forest reagoi në të dyja rastet, fillimisht me Gibbs-White dhe më pas me Anderson, duke dalë me një pikë me peshë të madhe.
Arsenali përfitoi maksimalisht, duke marrë tre pikë të arta në transfertë ndaj Brighton & Hove Albion. Një goditje e Bukayo Saka që në minutën e 9-të, e devijuar në mënyrë vendimtare, mjaftoi për t’i dhënë fitoren “Topçinjve”, që tashmë shohin titullin më pranë.
Në zonën Champions, Chelsea dha një sinjal të fortë, duke mposhtur bindshëm në transfertë Aston Villa. Pavarësisht se vendasit kaluan të parët në avantazh me Douglas Luiz që në minutën e dytë, londinezët reaguan fuqishëm. Protagonist absolut ishte Joao Pedro me tre gola, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Cole Palmer, në një sukses që forcon pozitat e “Bluve” në garën për katërshen e parë.
Rezultatet e tjera të javës së 29-të:
Bournemouth – Brentford 0-0
Everton – Burnley 2-0
Leeds – Sunderland 0-1
Ëolverhampton – Liverpool 2-1
KOHA JONË SONDAZH

