Shtëpia e Bardhë: Nuk e përjashtojmë mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Iran

Trupat tokësore nuk janë pjesë e planit për Iranin, por Donald Trump nuk po e përjashton këtë mundësi, përsëriti zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Donald Trump po vlerëson në mënyrë aktive rolin e Shteteve të Bashkuara në Iran pas luftës’’, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se “Irani nuk mund të na rezistojë”, ndërsa SHBA-ja sinjalizoi një zgjerim të fushatës ushtarake pas sulmeve të koordinuara me Izraelin që nga e shtuna.

“Qëndroj sot para jush me një mesazh të qartë për operacionin dhe përpjekjen e sigurisë. Amerika po fiton në mënyrë vendimtare, shkatërruese dhe pa mëshirë, nën komandën e drejtpërdrejtë të presidentit Trump”, tha Hegseth në një konferencë për media së bashku me kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit, gjeneralin Dan Caine.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?