Dita Botërore e Librit në Lezhë/ Shkrimtarët Namik Dokle, Lulzim Tafa dhe Milena Selimi bashkëbisedim me lexuesit

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë organizoi një aktivitet letrar, duke mirëpritur shkrimtarët e njohur Namik Dokle, Milena Selimi dhe Lulzim Tafa. Gjatë diskutimit me lexuesit, shkrimtarët u ndalën te rëndësia që libri ka në formimin kulturor dhe intelektual të shoqërisë, duke theksuar se, pavarësisht zhvillimit të teknologjisë dhe rritjes së përdorimit të platformave digjitale, leximi mbetet një vlerë e pazëvendësueshme. Autorët ndanë gjithashtu eksperiencat e tyre krijuese, sfidat e të shkruarit dhe raportin që kanë me lexuesin në kohët moderne, ku konkurrenca me botën virtuale është gjithnjë e më e fortë.

“Unë bëj punën e mësimdhënësit, ndërmarrësit, pr jam një poet që merrem edhe me punë të tjera. Jam një poet që merrem dhe me punë të tjera” tha shkrimtari Lulzim Tafa. “Politika dhe letërsia janë shumë xheloxe ndaj njëra tjetrës dhe nuk të lejon të merresh me të dyja. Unë kisha këtë ëndërr për të shkruar dhe romanin e parë të kësaj triologjie e kisha shkruar që në vitin 1978’ tha shkrimtri Namik Dokle.

“Ndihem e nderuar që jam sot në këtë panel, të jem laureate e çmimit ‘Atë Gjergj Fishta’ është kurora e punës sime si përkthyese. Unë nuk jam shkrimtare por kur mendoj për letërsinë, është si diçka që thua ‘përse ëndërrojmë’. Njeriu thjesht ëndërron” tha shkrimtarja Milena Selimi. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili vlerësoi organizimin e këtij takimi dhe u shpreh se Lezha mbetet një ndër qytetet me traditë të hershme kulturore dhe letrare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dita Botërore e Librit është një simbol që më mirë se në Lezhë nuk ka si përkthehet. Lezha shquhet si qytet I Muzës, ku kanë lënë shenjë të gjithë shkrimtarët që janë vlerë jo vetëm për ne por për brezin e ri. Bashkia Lezhë ndihet komode me konkurset që janë pika reference ku ftohen të marrin pjesë të gjithë dhe të respektojnë ata që kanë peshë në letërsinë shqipe por edhe vetë Lezhën” tha Pjerin Ndreu, kryetar i Bashkisë Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkëbisedimi me tre shkrimtarët zgjati rreth dy orë, ku pjesëmarrësit adresuan pyetje të ndryshme, duke u fokusuar te letërsia, procesi krijues dhe sfidat që përballet libri në epokën digjitale.Aktivitete të tilla të organizuara nga Bashkia synojnë të afrojnë më shumë publikun me librin dhe të forcojnë lidhjen mes autorit dhe lexuesit, duke e mbajtur gjallë kulturën e leximit në shoqëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ilir Alimehmeti 1540 (52.6%)
Florjan Binaj 587 (20.1%)
Agron Shehaj 798 (27.3%)

Vota totale: 2925