”Dua të marr pjesë në eventin ”Miss Globe””, Gjykata merr vendimin për Petri Bozon

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zëvendësimin e masës së arrestit në shtëpi me detyrim paraqitjeje.

Gjatë seancës, Bozo kishte paraqitur disa ftesa, duke argumentuar se duhet të udhëtonte drejt Tajlandës për të marrë pjesë në eventin “Miss Globe”, që zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Gjyqtarja e Elbasanit, Suela Lika, vlerësoi se nuk janë të pranishme kushtet dhe rrethanat që do të justifikonin ndryshimin e masës së sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për rrjedhojë, kërkesa e producentit nuk u pranua dhe ndaj tij vijon masa e arrestit në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?