Abaz Haho sjell artin bashkëkohor në Tiranë, prefekti Shkëlqim Hajdari: Një hapësirë për të bashkuar njerëzit

Një mbrëmje kushtuar artit dhe kulturës u zhvillua në Tiranë me ekspozitën e piktorit bashkëkohor Abaz Haho, ku morën pjesë artistë, intelektualë dhe qytetarë. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, i cili përshëndeti ekspozitën dhe vlerësoi kontributin e artistit në pasurimin e jetës kulturore të kryeqytetit.

Hajdari theksoi se aktivitete të tilla i japin Tiranës më shumë art, kulturë dhe hapësira që bashkojnë qytetarët rreth vlerave të krijimtarisë shqiptare. Në përfundim, Prefekti i Tiranës i uroi Abaz Hahos suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij artistik.

”Abaz Hado, piktori bashkëkohor! Një mbrëmje e veçantë kushtuar artit dhe kulturës në Tiranë, me ekspozitën e piktorit të shquar e mikut Abaz Haho. Në prani të artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, pata kënaqësinë të përshëndes këtë aktivitet të bukur, që sjell përpara publikut vlerat e artit pamor dhe pasurinë e krijimtarisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si Prefekt i Qarkut Tiranë, e përshëndeta këtë aktivitet që i jep qytetit më shumë art, kulturë dhe hapësirë për të bashkuar njerëzit rreth vlerave tona. Urime Abaz Hahos, për këtë ekspozitë dhe shumë suksese në rrugëtimin tënd artistik”,-shkruan Hajdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?