A rrezikon Roland Bejko garën e Këlliçit për bashkinë Tiranë? Flet analisti Dervishi
Nuk preferoi të jepte asnjë mendim, apo qëndrim kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi për kandidatin e zgjedhur nga grupi i Alibeajt për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, kur u pyet nëse rrezikon garën e tij elektorale.
“Unë nuk preferoj të komentoj kolegë apo ish-kolegë, kam zero koment për zotin Bejko. Nuk kam asnjë mendim”. Një përgjigje e dha analisti Lutfi Dervishi, sipas të cilit po përsëritet skenari i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022.
“Bejko futet për të ndarë llogaritë brenda PD-së. Kush është me zotin Berisha dhe kush është kundër. Bejko nuk e ka artikuluar që do të fitojë apo do të drejtojë bashkinë e Tiranës. Sondazhet nuk e çojnë në sfidant të Veliajt, por është një mini 6 mars që përsëritet në PD dhe nuk është mbyllur ende”.