1.9 milionë turistë kanë hyrë në muajin qershor

Në territorin e Shqipërisë gjatë muajit qershor 2024, kanë hyrë 1.921.208 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, ky tregues ka pësuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me Qershor 2023. INSTAT bën të ditur se 1.788.916 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i përket hyrjeve të shtetasve në qershor 2024, INSTAT bën me dije se “numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 676.241, duke pësuar një rritje me 17,7 %, krahasuar me qershor 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.244.967. Ky numër është rritur me 23,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”.

Lidhur me daljet e shtetasve, INSTAT informon se në muajin qershor 2024, 642.471 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me Qershor 2023. “Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2024 janë 1.146.445. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 25,4 %”, shtoi INSTAT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qershor 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.174.197 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 41.921 dhe 11.103 shtetas. Në qershor 2024, krahasuar me qershor 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë rritje, për qëllime personale me 23,2 %; rritje, për qëllime pushime,vizitë tek të afërm, etj., me 25,1 %; rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 57,2 %. Sipas INSTAT gjatë periudhës janar-qershor në vendin tonë kanë hyrë 4.547.89 shtetas të huaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?