1 Maji me shëtitje dhe piknik! Ku janë sindikatat?

 

Thirrjet e komunistëve që marshonin me flamuj ishin të vetmet që u dëgjuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” këtë të premte, ditën e 1 Majit, Dita e Punëtorëve. 

Dhe kjo, jo një ditë feste, por një ditë ku ata protestojnë për të kërkuar të drejtat e tyre që lidhen me kushtet e punës, me rritje page apo kërkesa të tjera. 


Ndryshe nga qytetet e tjera europiane ku këtë ditë protestohet, në Shqipëri asnjë sindikatë që përfaqëson punëtorët e thjeshtë në sektorin publik apo privat nuk e ka konsideruar të tillë ditën e 1 Majit, duke lënë të kuptohet që punëtorët janë të kënaqur nga punëdhënësit e tyre. 

Kjo ditë që shënon zyrtarisht pushim në kalendar ka marrë kuptimin e plotë të një feste, e cila festohet në mënyrë individuale nga secili. 

Rituali i përvitshëm nuk është ndalur as në këtë 1 Maj, ku turma njerëzish kanë vërshuar drejt parkut të Liqenit Artificial dhe rreth mesditës kanë konsumuar ushqimin e marrë nga shtëpia në lëndinat me bar, pa u kujdesur më pas aspak për ato që lënë në të vetmin park të kryeqytetit. / Top Channel 

SHKARKO APP