1 Qershori, Monika Kryemadhi poston foto kur ishte e vogël

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është bërë nostalgjike për fëmijërinë e saj dhe sot me rastin e festës së fëmijëve, ka publikuar edhe një foto, teksa ka qenë në kopësht, teksa recitonte vjershën e dedikuar për Enver Hoxhën.

“Ne jemi lule të bukura të nënës Shqipëri! Partia, xhaxhi Enver na ka gjithnjë në gji”,-shkruhet mbi foton e publikuar nga Kryemadhi.

“Ja dhe unë duke recituar, në 1 Qershor 1978. Me respekt për edukatore Dianën, Engjëllushën, Melitën dhe të gjithë personelin e Kopështit nr.9 në Tiranë. Foto e marrë nga Revista Yllka”, shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?