1 ton drogë u sekuestrua në Athinë, mediat greke: I përket “Eskobarit të Ballkanit”
Një ditë pas kapjes së një sasie rekord droge, rreth 1 ton kanabis, mediat greke shkruajnë se pas saj fshihet i shumëkërkuari shqiptar, Klement Balili apo “Eskobari i Ballkanit”.
“Ethnos”, shkruan sot se “pas dërgimit në Greqi të ngarkesës prej 1 ton kanabis, është një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, i lidhur me 44-vjeçarin shqiptar, Klement Balili, që njihet edhe si Eskobar i Ballkanit”.
Madje edhe titulli në versionin online të gazetës Ethnos, është: “Eskobari shqiptar me një ton kanabis”.
Droga u zbulua në një magazinë në zonën Afidnes, rreth 30 km nga qendra e Athinës.
Gazeta vë në dukje se autoritetet greke kane lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti ndaj Klement Balilit, si drejtues dhe financues i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
“Megjithëse autoritetet shqiptare kanë filluar procedurat përkatëse, 44-vjeçari nuk është arrestuar ende”, thekson gazeta greke “Ethnos”.
KOHA JONË SONDAZH

