A do të autorizojë nesër Kuvendi arrestimin e Ballukut? Hazizaj: Duhet të ballafaqohej me prokurorinë

Avokati Sokol Hazizaj flet për vendimmarrjen që pritet të marrë Kuvendi lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas Hazizajt, rezultati i votimit të së nesërmes është praktikisht i parashikueshëm, duke pasur parasysh pozicionin e shumicës parlamentare dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.

”Mendoj se përgjigja e ditës së nesërme është dhënë tashmë për shkak të mbledhjes që mbajti kryeministri. Nuk ka ndonjë çudi në kuptimin teknik dhe formal të vendimmarrjes së Kuvendit sa kohë që mazhoranca e tanishme është e karakterit cilësues të Kuvendit të Shqipërisë”,-u shpreh Hazizaj. Ai theksoi se në kushtet e një mazhorance absolute në Parlament, nuk ka pritshmëri për një vendim ndryshe nga shumica.

”Në kushtet e një mazhorance absolute që ka marrë grupi parlamentar i Rilindjes nuk ka asnjë pritshmëri për vendimmarrjen. Ajo bie në kundërshtim me precedentët e krijuar deri tani nga Kuvendi për dhënien e autorizimit për arrestimin që ka kërkuar prokuroria”,-deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të një vendim i tillë do të tregonte karakterin e një shumice të fortë parlamentare, ndërsa shtoi se kjo situatë nuk përbën domosdoshmërisht një mbrojtje reale për Ballukun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?