1 ton mjaltë bllokohet në Kapshticë për mungesë dokumentacioni të sigurisë ushqimore

Dega e Doganës në Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, pasi sasia nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

Produkti, i cili ishte sjellë për import dhe tregtim në vend, do të qëndrojë i bllokuar në magazinën doganore deri në përfundimin e të gjitha analizave dhe procedurave ligjore të kërkuara.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e konsiderojnë sigurinë ushqimore si prioritet kryesor. Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva të rëndësishme, edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?