FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha thirrje për këtë dielë: Ejani në protestë!

Lideri demokrat Sali Berisha ka postuar thirrjen e tij drejtuar qytetarëve: “Ftoj nesër qytetarët që të bashkohemi që zëri ynë të ushtojë në Shqipëri, Europë dhe botë”.

Por u bënë disa protesta radhazi dhe demokratët presin një vendim final nga Berisha, sepse siç shprehen shumë demokratë se “të na thonë kur të vimë për betejën finale, pasi kështu po lodhemi duke ardhur në Tiranë”.

22 marsi 2026 përkon me 22 marsin e vitit 1992 kur PD erdhi në pushtet, duke rrëzuar komunizmin. Nëse protesta e kësaj të diele është si përvjetor i rrëzimit të komunizmit, u duhet thënë njerëzve. Nëse kanë plan të qëndrojnë para kryeministrisë me qindra çadra edhe kjo u duhet treguar protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nëse do të jetë protestë për protestë nuk besohet se do të krijojë ndonjë gjë të re, pasi kryeministrit nuk ia ndjen aspak për protesta normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?