Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 22:33 Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank Presidenti i Paraguajit, Pedro Alliana, deklaroi se rikuperimi i fondeve pensionale të bllokuara në Ueno Bank do të jetë prioritet, pasi kriza bankare çoi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat e Tiranës
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Vrasja në Spanjë
  • Asambleja e PS-së
  • Reforma Zgjedhore
  • Ligji i Speciales
  • Buxheti 2027
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Masa të forta për ata me kapuç, Rama: Do t’i ndjekim këmba-këmbës. Izolim në aeroporte, hotele dhe transport

Masa të forta për ata me kapuç, Rama: Do t’i ndjekim këmba-këmbës. Izolim në aeroporte, hotele dhe transport

Aktualitet
E mërkurë, 21 Tetor 2026 12:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një kohë që apelon për dialog, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re masash ndaj personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave, duke përfshirë identifikimin e protestuesve të maskuar, përgjegjësinë financiare të familjeve për dëmet e shkaktuara nga të miturit dhe kufizimin e aksesit në shërbime të ndryshme.

Gjatë një takimi me drejtuesit e bankave, Rama u ndal te sulmet ndaj institucioneve financiare dhe dëmtimi i bankomatëve, duke i cilësuar këto akte si pjesë të një skenari që synon të krijojë panik.

“Do të nxjerrim paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, do të nisim anonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Do t’i ndjekim këmba-këmbës”, tha Rama.

Një nga masat e paralajmëruara lidhet me përdorimin e teknologjisë për identifikimin e personave që sipas qeverisë, përfshihen në akte dhune edhe kur përpiqen të fshehin identitetin.

“Do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, se do t’i ndjekim këmba-këmbës, përveç syve të teknologjisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna, ndërsa paralajmëroi se masat e reja do të synojnë edhe ata që nxisin akte të tilla. Rama paralajmëroi gjithashtu masa që do të përfshijnë edhe familjet e të miturve që shkatërrojnë pronën e të tjerëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri”, deklaroi kryeministri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një tjetër element i paralajmërimit të kryeministrit lidhet me kufizimin e aksesit për personat që do të evidentohen si të dhunshëm, si brenda Shqipërisë, ashtu edhe në vendet e Bashkimit Europian.

“Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit”, tha Rama.

Ai bëri të ditur se qeveria ka nisur bashkëpunimin me vendet e BE-së për këtë çështje. “E kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm”, u shpreh ai.

Mund t'ju interesojë

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 3 orësh
“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët n...

Para 4 orësh
Pirro Vengu nuk ka teze, por Berisha riciklon përsëri gënjeshtrën për drejtorin e ri të Portit të Durrësit

Pirro Vengu nuk ka teze, por Berisha riciklon përsëri gënjeshtrën për drejtorin e ri të...

Para 4 orësh

“Dhuna s’ka për të pasur vend në këtë vend. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi demokratik, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja”, deklaroi kryeministri.

Etiketat e lidhura

ramastudente
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank
Para 3 orësh

Alliana premton kthimin e fondeve të pensioneve të bllokuara në krizën e Ueno Bank

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 3 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 4 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
Para 4 orësh

“As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 4 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 5 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 3 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 4 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.