1 vit luftë, ambasadori zbulon sa ukrainas kemi të strehuar në Shqipëri

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka folur për 1 vjetorit e luftës ruse në Ukrainë, dhe sesi ka ndihmuar Shqipëria.

”Më pëlqen përzemërsia e popullit shqiptar. Ndoshta Shqipëria nuk është vend i madh. por ka dhënë kontribut të çmueshëm. Ka pasur marshime ku ishin prezentë shumë njerëz për të treguar mbështetjen e tyre. E di dhe që kryeministri është jashtë vendit, por kam parë mesazhin e tij solidarizues.

Kam lexuar edhe deklaratat e opozitës. Kam pasur momente të tilla të shumta të rëndësishme, jam njeri i ndjeshëm dhe kur shoh një person që më duket i mirë, më jep dëshirë të njoh më shumë mbi vendin e gjuhën. Shqipëria për mua është vend i mirë, ka qenë interesante dhe jam vërtetë i lumtur”,-tha ambasadori Shkurov për ”Top Channel”.

Nga ana tjetër, ai ka treguar edhe sa ukrainas po jetojnë në Shqipëri që pas shpërthimit të luftës. ”Sipas të dhënave, për ata që kanë kaluar kufirin kanë ndenjur këtu dhe janë larguar, janë rreth 2500. Por ata që kanë qëndruar për shkak të luftës dhe i janë drejtuar ambasadës janë rreth 450”,-pohoi më tej.

SHKARKO APP