Dortmundi fiton në “frymën e fundit” ndaj Stuttgart, dy gola në shtesë

Dortmundi ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Bundesliga, duke mposhtur 0-2 në transfertë Stuttgart në stadiumin “MHPArena”, në kuadër të javës së 28-të.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat dhe u mbyll pa gola, ndërsa edhe në pjesën e dytë munguan rastet e pastra për shënim. Megjithatë, drama u zhvillua në minutat shtesë.

Në minutën e tretë të kohës shtesë, Karim Adeyemi zhbllokoi rezultatin për Dortmundin me një goditje të saktë brenda zonës, duke i dhënë epërsinë ekipit mik. Vetëm pak çaste më vonë, në minutën e fundit shtesë, Julian Brandt vulosi fitoren 0-2 pas një asistimi nga Fábio Silva.

Swiss Digital Desktop Reklama

Borussia Dortmund mban vendin e dytë me 64 pikë, duke ndjekur Bayern Munich që kryeson me nëntë pikë më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?