10 adoleshentë të vrarë me thikë në shkolla, fenomen i frikshëm në zgjerim
Një fenomen i frikshëm po zgjerohet në vendin tonë, minorenë që përfshihen në sherre që shkaktojnë viktima. Sociologu Gëzim Tushi thotë se kjo është një situatë alarmante dhe se tregon që marrëdhëniet me adoleshentët nuk i kemi të mira. Për të prindërit dhe mësuesit kanë një rol thelbësor për trajtimin e problemeve të tyre, zgjidhje të cilat mund të marrin drejtim vetëm nëpërmjet komunikimit.
Katër minorenë janë arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Elbasanit, pasi janë të akuzuar për vrasjen e Fatjon Bicit 16-vjeç dhe plagosjen e kushëririt të tij Marko Liçi 15 vjeç pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh. Gjithçka nisi pas një konflikti verbal në rrjete sociale.
Teuta Çela, drejtoreshë e shkollës ”Drizë” ku mësonin të miturit që u përfshinë në sherr, thotë se është e shokuar nga ngjarja. Ajo tha se nxënësit ishin të nivelit mestar dhe se nuk ka pasur asnjëherë asnjë ankesë për to. Që nga janari deri tani, janë numëruar 10 vdekje nga përleshjet me thikë në mesin e minorenëve.