“10 arsye për t’i thënë PO protestës nesër”
Nga Denion Meidani/Unë nesër do të jem në protestë për t’i thënë JO shumë zullumeve të tuaja zotërinj rilindës!
-JO importit të atyre që ju i quani “mbetje”, që me plot gojën i krahasoni me grurin se turli pisllëqesh keni lejuar të importohen e bluhen për miell!
-JO plehrave që i keni futur prej kohësh në Shqipëri dhe që po helmojnë tokën, ujin e ajrin dhe që ju thjesht po kërkoni t’i legalizoni sot para se të largohen apo shporreni nesër!
-JO landfildeve të vdekjes ku po shkurtojnë jetën e lënë kockat dhe të mitur apo po helmohen të vobektë vetëm për të mbushur xhepat, ju e rrethi juaj!
-JO alabakëve apo të inkriminuarve në Shqipëri e botë me të cilët keni zaptuar votën e lirë dhe i keni rreshtuar paturpësisht deri në parlamentin tonë!
-JO mbeturinave të pashkolluara, të paaftëve pa dinjitet, hajdutëve, perversëve dhe sigurisht shkelësve të ligjit e moralit, që janë katapultuar në administratën qendrore e lokale, në krye të bashkive e komunave pa më të voglin skrupull!
-JO ilaçeve të skaduara apo mbeturinave që keni injektuar në sistemin e shëndetësisë, që po e mbajnë peng dhe po e zhveshin atë nga çdo trajtim njerëzor e sjellje sociale apo çdo shërbim shëndetësor minimal, në emër partneritetesh e monopolesh!
-JO reformave që po dëshpërojnë breza të rinjsh, që të mbushur me dëshpërim, në mundësinë e parë ikin nga sytë- këmbët!
-JO korrupsionit, JO tenderëve e taksidarëve që janë bërë gangrenë në çdo copëz shteti e pushteti!
-JO aleatëve që e shohin shtetin si lopë për t’u mjelë apo trajtojnë si plaçke lufte pozicione pune e poste drejtuese, sidomos ato me mjaft para!
-JO, JO dhe JO RILINDJES TUAJ!
KOHA JONË SONDAZH

