FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan jep alarmin se lufta e Iranit mund të zgjerohet e të përfshijë të gjithë rajonin. Ai deklaroi se duhen bërë përpjekje për ndalimin e konfliktit, përpara se të jetë tepër vonë.

”Kjo luftë duhet të ndalet para se të përhapet dhe të mbulojë në flakë të gjithë rajonin. Lindja e Mesme rrezikon të mbulohet përsëri nga era e gjakut dhe e barutit. Por nëse i jepet një shans diplomacisë, shmangia e këtij skenari është krejtësisht e realizueshme”, u shpreh Erdogan.

Lufta e shkaktuar nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, ka çuar në vdekje, shpërngulje masive dhe shkatërrim, duke trazuar gjithashtu tregjet e naftës dhe duke rritur çmimet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga fillimi i luftës, Teherani ka reaguar me sulme në të gjithë rajonin. Përveç rrëzimit të dy raketave balistike në hapësirën ajrore të saj nga sistemet e mbrojtjes së NATO-s në harkun kohor të pesë ditëve, Turqia vetë ka shpëtuar pa dëme serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?