10 bashki do të shkrihen, Përrenjasi refuzon bashkimin: Kurrë me Librazhdin

10 bashki në vend do të shkrihen. Kreu i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku foli për mundësinë që Bashkia Prrenjas të shndërrohet në një njësi administrative të Bashkisë Librazhd, por kjo deklaratë ka ngjallur reagime të forta në qytet.

Përtej bindjeve politike, qytetarët e Prrenjasit janë bashkuar në kundërshtimin e këtij propozimi, duke e cilësuar atë si një cenim të identitetit dhe përfaqësimit të tyre.

Në qytet do të nisë të firmoset gjerësisht një peticion kundër bashkimit të mundshëm të Prrenjasit me Bashkinë Librazhd.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrajca, një nga zonat më të njohura të bashkisë, shquhet për vlerat e saj natyrore dhe historike, duke përfshirë territorin e Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, çka forcon më tej veçantinë e kësaj bashkie në hartën administrative të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?