10 vetë në polici, për grabitjen me armë në Shkodër
Reagimi i shpejtë i policisë bëri që grabitja në lagjen Partizani, në Shkodër të dështonte, por policia ende nuk ka identifikuar autorët.
Një ditë pas tentativës për të grabitur banesën e biznesmenit në Shkodër, policia ka shoqëruar 10 persona. Dëshmitarët thanë se panë katër persona që tentuan të vjedhin banesën e Sabah Rrëshketës në lagjen “Partizani”, kati i katërt i një pallati, por kanë arritur të largohen sapo kanë parë agjentët e policisë.
Dyshohet se grabitësit kanë kërcyer nga dritarja e katit të katërt, në tarracën e një shtesë në katin e dytë.
Fatmirësisht në momentin e ngjarjes në banesë nuk ndodhej asnjë nga familjarët e biznesmenit.
KOHA JONË SONDAZH

