FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Besiktas me Asllanin në fushë humbet derbin ndaj Galatasaray

Derbi i madh i Stambollit mes Besiktas dhe Galatasaray u mbyll me fitoren minimale 0-1 të miqve, në përballjen e vlefshme për javën e 25-të të Süper Lig turke.

Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani e nisi ndeshjen si titullar për Besiktasin dhe qëndroi në fushë për 72 minuta, por nuk arriti të ndikojë për të shmangur humbjen e skuadrës së tij. Ndërkohë, sulmuesi kosovar Milot Rashica nuk u aktivizua në këtë takim.

Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 39-të. Pas një krosimi të saktë nga Leroy Sané, sulmuesi Victor Osimhen goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Galatasarayt. Ky ishte goli i 11-të për sulmuesin nigerian në kampionat dhe i 18-ti në të gjitha garat këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga minuta e 62-të, Galatasaray mbeti me një lojtar më pak pasi Sané u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj një kundërshtari. Sulmuesi gjerman kishte marrë më herët një karton të verdhë edhe për një faull ndaj Asllanit në pjesën e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Galatasaray forcon vendin e parë në renditje me 61 pikë, shtatë më shumë se Fenerbahçe që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, Besiktas mbetet në vendin e katërt me 46 pikë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?