
”Big Brother Kosova Vip 5” po bëhet gati të rikthehet në ekranet tuaja, hiç më larg se më 30 tetor! Lajmin për nisjen e spektaklit e bëri të ditur moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti, në emisionin “Kosova Today”. Zyrtarisht tashmë, spektakli më i madh në shqiptari vjen me shumë surpriza, emocione dhe shumëçka që nuk e prisni!
