10 vite burg për vrasjen e të riut, revoltohet babai i viktimes: Kjo është Italia, ky është një turp!
Një i ri shqiptar është dënuar me 10 vite e 8 muaj për burg vrasjen e të riut tjetër shqiptar Oltjan Nela.
Kjo është masa e dënimit Marjel Mjeshtrit, e dhënë nga gjykatësi i çështjes Simona Tordelli. 20 vjeçari vrau me thikë bashkatdhetarin e tij thuajse i së njëjtës moshë natën midis 7 dhe 8 tetorit të vitit të shkuar.
Ngjarja ndodhi në një diskotekë në Borgo Bovio (Terni). Goditja qe fatale për viktimën, i cili ndërroi jetë dy ditë më vonë në spital. Konflikti kishte nisur pëe një vajzë.
Prokurori i çështjes kishte kërkuar dënimin me 16 vite burg, ndërsa i riu ka përfituar gjykim të shkurtuar. Avokati mbrojtës ka paralajmëruar se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Apelit.
Babai i Oltjon Nelës u shpreh i zhgënjyer nga vendimi, duke e konsideruar një turp. “Kjo është Italia. Ky është një turp”, tha ai.
Ne foto: Babai i viktimes

KOHA JONË SONDAZH

